
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti reagoi në rrjetet sociale për situatën nga koronavirusi në vend, ku së fundmi është bërë ndarja e re e komunave si pas shkallës së rrezikshmërisë së përhapjes së virusit.
Pasi u shpreh i kënaqur për përmirësimin e situatës në ditët e fundit, Hoti iu kërkoi qytetarëve të tregojnë kujdes pasi varianti i ri i koronavirusit po përhapet me shpejtësi.
“Rangimi i komunave i bërë sot lidhur me masat antiCovid tregon se po përmirësohet gjendja. Por, duhet të kemi kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit covid-19, i cili po përhapet shumë më shpejt”, shkruan Hoti në Facebook. (A2 Televizion)