39 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 21:01 | Ballkani
39 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut vijon të mbetet një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në rajonin tonë.

Sipas Ministrisë së shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 3349 testime, nga të cilat janë diagnostikuar 1288 infeksione ditore. Shkupi mbetet qyteti më I prekur me 570 raste ditore.

Po ashtu, autoritetet njoftojnë se janë shënuar 39 viktima, për një total prej 1600 fatalitetesh.

Lajm i mirë është se 1078 pacientë e kanë mposhtur koronavirusin, ndërsa 20882 persona mbeten të infektuar aktivë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos