
Zv/ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Arafat Shabani, në një aktivitet me rastin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe dha një lajm të shumëpritur për fëmijët shqiptarë.
Sipas Shabanit, në shtatorin e vitit të ardhshëm, në të gjitha shkollat shqipe në Maqedoninë e Veriut do të aplikohet abetarja e unifikuar, e cila përdoret dhe në Shqipëri dhe Kosovë.
“Kam kënaqësinë e veçantë të paralajmëroj shpresën dhe dëshirën e kahmotshme të nxënësve shqiptarë, Abetarja e unifikuar të bëhet realitet. Ajo shpresojmë të jetë në përdorim në të gjitha shkollat shqipe nga shtatori i ardhshëm”, u shpreh Shabani.
Premtimet për realizimin e këtij projekti janë bërë vite me radhë edhe nga ministra shqiptarë të Arsimit, në Maqedoni. (A2 Televizion)