
Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në shtetet fqinje. Një nga më të goditurit nga pandemia është Maqedonia e Veriut, e cila vetëm në 24 orët e fundit ka regjistruar 1112 raste të reja me Covid-19.
Ndërkohë, në shtetin fqinj kanë humbur jetën edhe 24 persona të prekur me koronavirus, ndërsa janë shëruar 709 të tjerë.
Situatë e rëndë paraqitet edhe në Greqi, ku autoritetet shëndetësore në këtë raportuan 103 persona të vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa theksohej se mbi 500 pacientë ndodheshin në intubim. (A2 Televizion)