
Teksa vuan në Holandë dënimin për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Posaçme.
Frroku kërkon t'i llogaritet si kohë dënimi paraburgimi që ka kryer në Greqi, kur u arrestua në vitin 2013. Kërkesa po shqyrtohet nga gjyqtari Klodian Kurushi.
Frroku u dënua përjetë nga ish-Apeli i Krimeve, në një kohë që ishte arratisur nga vendi. Ai u arrestua më vonë në Holandë, vend që refuzoi ekstradimin e tij në Shqipëri dhe njohu dënimin e tij, duke e konvertuar në 18 vite burg. (A2 Televizion)