
Dy mjekë në Korçë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30 ka gjetur vdekjen në një klinikë private.
Të proceduarit janë shtetasit me iniciale I. B. (65 vjeç) dhe M. P. (39 vjeçe), të dy banues në Korçë.
Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore. (A2 Televizion)