
Një person ka mbetur i vdekur në lagjen 14 në Durrës, pasi është qëlluar me thikë. Nga informacionet paraprake mësohet se i riu, 34 vjeç, është goditur me thikë në zemër, për shkak të një konflikti të çastit.
Ai është gjetur në gjendje të rëndë nga banorët e zonës dhe është nisur drejt spitalit të Durrësit. Policia thotë se viktima, i identifikuar si Idajet Dulla, ka mbërritur në orën 15:55 në Urgjencën e Spitalit të qytetit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Policia thotë se ka arritur të identifikojë autorin, për të cilin për momentin ka dhënë vetëm inicialet (A.K.) dhe është vënë në ndjekje të tij. (A2 Televizion)