
Mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:50, në Zhupan të Fierit, një 31-vjeçar i armatosur ka shkuar në oborrin e banesës së vjehrrit të tij duke kërcënuar se do të vetëvritej.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipi negociator i RENEA-s.
Pas më shumë se 5 orë negociatash, shtetasi me inicialet E.M. u dorëzua. 31-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore. (A2 Televizion)