4 kilogramë më pak dhe më pak yndyrë në bark me këtë frut para vaktit

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 11:07 | Lifestyle
4 kilogramë më pak dhe më pak yndyrë në bark me

Ngrënia e një molle në ditë ndihmon në djegien e yndyrës së barkut dhe mund të kontribuojë në humbjen e peshës që mund të arrijë deri në katër kilogramë në vit.

Përmbajtja e fibrave të këtij fruti krijon një ndjenjë ngopjeje, kështu që konsumimi i tij para vaktit ju ndihmon që të konsumoni më pak ushqim, si dhe shmangien e ushqimeve të tjera jo të shëndetshme.

“Mollët përmbajnë 1,2 gram fibra dietike, gjë që na bën të ndihemi të ngopur dhe parandalon urinë, veçanërisht kur hahen para vaktit”, thotë nutricionisti i shquar Rob Hobson.

Ngrënia e një molle në ditë për një vit konsiderohet gjithashtu një plan premtues nga dietologia Lucy Dawson për humbjen në peshë.

“Ngrënia e një molle çdo ditë para darkës mund të jetë zgjidhja për të hequr qafe kilogramët e tepërt”, tregon ajo.

Më në fund, një studim i lidhur nga Shoqata Britanike e Kultivuesve të Mollës dhe Dardhës tregoi se konsumimi i përditshëm i një fruti para vaktit të mbrëmjes mund të ndihmojë në humbjen e peshës që shumica e njerëzve vendosën gjatë karantinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos