4 lojtarë të Chelsea me koronavirus, 4 të tjerë në vetizolim

Nga A2 CNN
27 Gusht 2020, 15:40 | Futboll
4 lojtarë të Chelsea me koronavirus, 4 të tjerë në

Pandemia Covid-19 godet Premier League, vetëm pak ditë përpara startit të kampionatit. Problemet më të mëdha i ka Chelsea. Mediat britanike kanë raportuar se në klubin londinez janë 4 futbollistë të prekur nga koronavirusi.

4 të tjerë janë në vetizolim, për shkak të kontaktit me të prekurit.


Lojtarët e prekur janë Mount, Tammy Abraham, Christian Pulisic e Fikayo Tomori, të cilët ndodhen në karantinë pas pushimeve të kaluara në ishullin grek të Mykonos. Mediat angleze theksojnë se në izolim janë edhe Jorginho, Barkley, Emerson dhe Michy Batshuayi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos