4 makina përplasen në “Rrugën e Elbasanit”, 3 të plagosur

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 19:37 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë.

Policia bën të ditur se në aksident janë përfshirë 4 automjete dhe si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

“Më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos