4 viktima dhe mbi 270 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Nga A2 CNN
12 Janar 2021, 15:07 | Kosova
4 viktima dhe mbi 270 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Autoritetet e Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftuan se 4 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Po ashtu, raportohet se nga 1751 testime, janë konfirmuar 279 raste të reja me koronavirus. Qyteti më i prekur vijon të mbetet Prishtina me 126 infeksione ditore.

Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive në Kosovë shkon në mbi 54 mijë. Prej tyre janë shënuar 1387 vdekje, mbi 47 mijë të shëruar, ndërsa afro 6 mijë infeksione mbeten active. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos