All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

4-vjeçari mbijeton mrekullisht pasi bie nga shkëmbi 21 metra i lartë

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 10:59 | Lifestyle
4-vjeçari mbijeton mrekullisht pasi bie nga shkëmbi 21 metra i
All - Paragraf - 1

Një djalë 4-vjeçar i cili ra nga një shkëmb 21 metra i lartë, mbijetoi pa asnjë lëndim serioz, përveç disa gërvishtjeve. Incidenti është konfirmuar nga skuadra e shpëtimit i Kontesë “Wolfe” në Kentaki, SHBA.

Djali kishte dalë për ecje në mal me prindërit e tij në Parkun Kombëtar “Daniel Boone”, të premten e kaluar, kur rrëshqiti dhe ra nga shkëmbi. “Gjatë rrëzimit, djali u përplas me disa trungje para se të binte në tokë”, thanë autoritetet.

All - Paragraf - 3

Babai i vogëlushit zbriti menjëherë për të kapur të birin e më pas doli menjëherë në rrugën kryesore, ku edhe takoi pjesëtarët e skuadrës së shpëtimit. Djali u dërgua në spital dhe u la i lirë pas disa orësh, pa asnjë dëmtim të rëndë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos