Ëndrra e çdo vajze, brenda dasmës së të bijës së njeriut më të pasur në planet

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 12:07 | Lifestyle

Janë publikuar së fundmi foto nga dasma e vajzës së miliarderit Bill Gates, Jennifer, e cila u martua para disa ditësh me Nayel Nassar, në shtëpinë e saj në North Salem, Nju-Jork.

Jennifer dhe Nayel qëndruan bashkë për tri vite para se të vendosnin të ndërmerrnin hapin më të madh në marrëdhënien e tyre.

Ceremonia që thuhet se kushtoi rreth 2 milionë dollarë dhe u mbajt me 300 të ftuar, është konsideruar si spektakolare, edhe pse shumë detaje u mbajtën private.

Jennifer shkoi drejt altarit me një fustan të punuar në çdo detaj nga Vera Wang, fustan i cili është konsideruar në rrjet si një “mrekulli e vërtetë”.

Studentja e mjekësisë deklaroi në një intervistë të vetëm pak kohëve më parë, se kishte kërkuar nga 300 mysafirët e dasmës së saj të vaksinoheshin ose të bënin një test COVID-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos