41 viktima në Itali nga koronavirusi, rriten dhe rastet e reja

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 18:16 | Bota
41 viktima në Itali nga koronavirusi, rriten dhe rastet e reja

Italia vijon të regjistrojë një rritje të rasteve me koronavirus nga dita në ditë. Në 24 orët e fundit raportohet se nga 112 mijë testime të kryera 5901 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar ndërkohë që viktimat janë 41.

Që nga fillimi i pandemisë, tashmë, në Itali numri i të infektuarve ka arritur në 365.467 ndërsa ai i viktimave në 36.246.

Rajonet më të goditura vijojnë të jenë Lombardia me 1080 raste, Kampania me 635, Piemonte me 585 dhe Lacio me 579.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, rritje ka pasur dhe numri i personave në terapi intensive, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 62 shtrime të reja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos