Mbi 50 mijë viktima nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar që nga nisja e pandemisë

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 21:20 | Bota
Mbi 50 mijë viktima nga koronavirusi në Mbretërinë e

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar më shumë se 50,000 viktima nga Covid-19, pasi autoritetet britanike raportuan 595 vdekje në 24 orët e fundit.

Sipas shifrave zyrtare nga qeveria e Britanisë, numri i përgjithshëm i humbjeve të jetëve është 50,365.

Vendi arriti bilancin e zymtë ndërsa Anglia, ku u raportuan më shumë vdekje, përfundoi javën e parë të bllokimit kombëtar, i cili hyri në fuqi të enjten e kaluar, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid-19 në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit, autoritetet britanike raportuan 22,950 infeksione të reja me koronavirus, të cilat e çojnë numrin e përgjithshëm të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar në 1,256,725.

Mbretëria e Bashkuar ka numrin e pestë më të lartë të vdekjeve në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos