Kina arrin në pikën më të thellë në oqean

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 20:29 | Bota

Një nëndetëse kineze që transportonte 3 shkencëtarë arriti të zhytej në fundin e humnerës së Marianës në një thellësi prej afërsisht 11 mijë metrash.

Sipas televizionit shtetëror kinez, “Fendouzhe” theu rekordin kombëtar për zhytjen më të thellë pasi iu deshën më shumë se 4 orë për të prekur fundin e pikës më të panjohur të Oqeanit Paqësor.

Kjo ekspeditë i ndihmoi eksploratorët kinezë të vëzhgonin speciet e panjohura si dhe të pikturonin një hartë.

Rekordi botëror mbahet ende nga eksploratori amerikan, Victor Vescovo i cili u zhyt në humnerën e Marianës në maj të 2019. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos