5 maji, krerët më të lartë të shtetit homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

Nga A2 CNN
5 Maj 2021, 15:53 | Politikë

Gramoz Ruci dhe Ilir Meta morën pjesë së bashku në ceremoninë zyrtare në nderim të kujtimit dhe veprës së dëshmorëve të atdheut.

Kreu i Kuvendit dhe Presidenti i Republikës u shoqëruan në ceremoninë pranë Monumentit Nënë Shqipëri nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ministrja per Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka.

Presidenti tha se mesazhi i kësaj dite është angazhimi i qytetarëve për të bërë shumë më tepër për gëzimin e lirive në atdheun e tyre. Dëshmorët e Kombit u nderuan edhe nga kreu demokrat, Lulzim Basha.

Kurora me lule u vendosën në nderim të heroit të demokracisë Azem Hajdari, 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq në komunizëm, ushtarakëve Feti Vogli dhe Zarife Hasanaj, efektivëve të policisë së rënë në krye të detyrës dhe Skerdilajd Llagamit, i rënë në luftën për  çlirimin e Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos