
Ka shkuar në 5 milionë numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën, me Amerikën Latine që tashmë ka kaluar SHBA-në dhe Europën gjatë javës së fundit për numrin më të madh të rasteve të reja në një ditë.
Tashmë mund të themi që jemi në një fazë të re të përhapjes së virusit, i cili nisi në Kinë, ku arriti pikun në muajin shkurt, për t’u përhapur më tej në Europë dhe Shtetet e Bashkuara.
Vendet e Amerikës Latinë numëruan 33% të 91 mijë rasteve të reja të infektuara gjatë javës së fundit, ndërsa SHBA dhe Europa kishin vetëm 20% të kësaj shume.
Vendi më i goditur është Brazili, i cili tashmë kaloi Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar për t’u renditur pas SHBA-së dhe Rusisë, si vendi i tretë me numrin më të madh të personave të infektuar. (A2 Televizion)