5 të infektuar me koronavirus në ditën e parë të vitit

Nga A2 CNN
1 Janar 2023, 17:55 | Aktualitet
5 të infektuar me koronavirus në ditën e parë të vitit

5 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në vendin tonë në 24 orët e fundit, nga 126 testime të kryera.

Sipas buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë, 32 pacientë janë shëruar, ndërkohë që në spitalin infektiv po marrin trajtim 4 persona.

Njoftimi i Ministrisë

Ministria e Shëndetësisë: 126 testime, 5 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 32 të shëruar në 24 orët e fundit

1 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 126 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 5 qytetarë, në Tiranë.

Janë 184 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,019 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Janar 2023)

Raste të reja ditore                5

Të shëruar në 24 orë             32

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       126

Testime totale                   2,020,093

Raste pozitive                      332,799

Raste të shëruara                  329,019

Raste Aktive                             184

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    146

Fier                           15

Vlorë                         4

Shkodër                 4

Gjirokastër                3

Berat.                        3

Dibër.                       3

Durrës.                      2

Lezhë.                        2

Kukës.                      2 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos