Mirë se vjen 2023! Shqipëria pret Vitin e Ri me spektakël fishekzjarrësh

Nga A2 CNN
1 Janar 2023, 00:11 | Aktualitet

Qindra qytetarë të Tiranës u mblodhën në Sheshin Skënderbej për të shijuar spektaklin e fishekzjarrëve në mesnatë, për të festuar ndërrimin e viteve. Temperaturat e favorshme bënë që njerëzit të ishin të shumtë në shesh dhe rrugët e kryeqytetit, për të pritur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2023.

Edhe në qytetet kryesore të vendit, si në Durrës, Vlorë, Shkodër e Korçë, etj. autoritetet lokale kishin organizuar koncerte, shoqëruar me fishekzjarrë.

Mijra qytetarë kanë shijuar spektaklin e fishekzjareve në Pogradec. Nën monitorimin e polocisë gjithashtu ata kanë pasur mundësinë që me familjarët dhe të dashurit e tyre të presin ndrrimin e viteve. Ajo çfarë i vu re ishte se edhe pse nuk lejohet shitja e mjeteve piroteknike, shumë fëmijë dhe qytetarë kanë pasur dhe hedhur të tilla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos