5 viktima nga një familje brenda muajit, nuk ishin të vaksinuar kundër Covid

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2022, 19:38 | Bota
5 viktima nga një familje brenda muajit, nuk ishin të vaksinuar

5 anëtarë të një familje, të cilët kishin zgjedhur të mos vaksinoheshin, kanë humbur jetën nga koronavirusi brenda një muaji në qytetin e Pietraperzia në Itali.

Viktimat janë nëna dhe babai 78 dhe 80 vjeçarë dhe tre fëmijët e tyre të moshave 50-55 vjeç.

Personi i parë që humbi jetën ishte babai, ndërsa 4 të tjerët ndërruan jetë në spitalin “Umberto” në Enna, ku ishin shtruar në fund të dhjetorit në gjendje të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos