50 milionë vaksinime në 37 ditë, Biden: Në fund të pranverës mund të imunizohen të gjithë

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2021, 12:32 | Bota
50 milionë vaksinime në 37 ditë, Biden: Në fund të

50 milionë vaksinime kundër koronavirusit janë bërë që kur presidenti Joe Biden mori detyrën në muajin janar, me premtimin për te injektuar 100 milionë doza në 100 ditë.

“Sot jam këtu për të raportuar se jemi në gjysmën e rrugës. 50 milionë vaksina në vetëm 37 ditë që kur mora presidencën”, u shpreh Biden.

Presidenti demokrat theksoi se ritmi i vaksinimi po rritej, dhe se gjatë muajit të ardhshëm progresi do të jetë edhe më i shpejtë në funizimin dhe shpërndarjen e vaksinave.

Biden tha se vaksina e “Johnson and Johnson” pritet të marrë autorizimin për përdorim emergjent në fundjavë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë parashikon se deri në fund të pranverës do të ketë furnizim të mjaftueshëm të vaksinave anti-covid, për të gjithë ata që duan ta marrin atë.

"Ne do t’i kemi gati vaksinat", tha Biden, duke parashikuar se kjo mund të arrihet brenda 60 deri 90 ditë.

Më shumë se 45 milionë amerikanë janë imunizuar me të paktën një dozë të vaksinave të kompanive Pfizer dhe Moderna që kur përdorimi i tyre u miratua nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve në dhjetor. Ndërsa më shumë se 20 milionë prej tyre kanë marrë të dyja dozat e nevojshme.

Presidenti Biden premtoi një fushatë masive për të arsimuar njerëzit në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave, me shpresën për të nxitur numrin e kërkesave, ndërsa vendi synon të vaksinojë rreth 80 për qind të të rriturve për të arritur imunitetin e turmës dhe për t'i dhënë fund pandemisë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos