Persona të armatosur rrëmbejnë 300 vajza në një shkollë në Nigeri

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2021, 10:40 | Bota
Persona të armatosur rrëmbejnë 300 vajza në një

Më shumë se 300 vajza janë rrëmbyer nga persona të armatosur në një shkollë në Jangebe në shtetin e Zamfaras, që ndodhet në verilindje të Nigerisë.

Sipas policisë së shtetit afrikan, një grup ende i paidentifikuar sulmoi shkollën e mesme dhe detyroi vajzat, nën kërcënimin e armëve, të largohen me ta.

Ngjarje të tilla janë të përsëritura në Nigeri, ku vetëm një javë më parë 42 nxënës të tjerë u rrëmbyen nga një shkollë në Nigeri. Po ashtu 300 minorenë u rrëmbyen në dhjetor, të cilët u liruan më vonë, pas negociatave me qeverinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos