50-vjeçari gjendet i mbytur në Lanabregas

Nga A2 CNN
15 Gusht 2022, 11:27 | Kronikë
50-vjeçari gjendet i mbytur në Lanabregas

Policia e Tiranës tha se një ditë më parë, në liqenin e fshatit Lanabregas është gjetur një person i pajetë.

Sipas Policisë, viktima, rreth 50 vjeç, dyshohet se është mbytur.

“Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Po punohet për identifikimin e tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha Policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos