Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se, numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ka shkuar në 51. Në 24 orët e fundit janë testuar 31 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 563 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 51 raste. (A2 Televizion)
51 të infektuar me koronavirus, mes tyre 1 mjek, 3 infermierë
