532 të infektuar të rinj dhe 7 viktima në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2020, 16:19 | Aktualitet
532 të infektuar të rinj dhe 7 viktima në 24 orët e fundit

Vijon të jetë e pandryshuar situate si pasojë e pandemisë në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë në buletinin e saj ditor bën me dije se nga 2409 testime të kryera, 532 prej tyre kanë rezultuar pozitive për koronavirus.

Gjithashtu 7 pacientë të tjerë nuk e kanë fituar betejën me virusin vdekjeprurës duke e çuar bilancin total të viktimave në 612.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 389 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kufizoni kontaktet.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,409 testime, prej të cilave 354 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 532 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

191 raste në Tiranë, 42 në Durrës, 32 në Krujë, 31 në Elbasan, 28 në Kurbin, 27 në Shkodër, 19 në Sarandë, 17 në Pogradec, 15 në Vlorë, nga 12 raste në Lezhë, Librazhd, 11 në Përmet, nga 9 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, nga 8 raste në Devoll, Gjirokastër, Malësi e Madhe, 7 në Gramsh, 6 në Fier, nga 5 raste në Berat, Bulqizë, nga 4 raste në Tropojë, Mallakastër, Mat, nga 2 raste në Skrapar, Delvinë, Has, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,767 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 389 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 58 vjeçar dhe një 62 vjeçar nga Kavaja, një 60 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Korça, një 78 vjeçar nga Shkodra, një 85 vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (14 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                         532

Të shëruar ne 24 orë                                      100

Të shtruar në spitale                                       389

Humbje jete në 24 orë                                  7

Testime ditore                                                  2,409

Testime totale              153,149

Raste pozitive                       27,233

Raste të shëruara               12,767

Raste Aktive                           13,854

Humbje jete                            612

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  6797

Durrës                  1170

Fier                         1005

Korçë                     819

Shkodër                821

Elbasan                  730

Vlorë               614

Lezhë                     616

Berat               419

Gjirokastër           392

Kukës                      329

Dibër                 142 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos