
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me pandeminë në vendin tonë. Me anë të një statusi në Facebook, presidenti bën thirrje për shtim të testimeve, si dhe të vendosjes së maskës nga të gjithë.
Po ashtu, Meta kërkon nga qeveria që të rritet buxheti për sistemin shëndetësor, si dhe të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë.
“Së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari!”, shkruan Presidenti. (A2 Televizion)