"55 shades of gay", në Off Broadway të Nju Jork

Nga A2 CNN
6 Mars 2019, 01:47 | Aktualitet

Shfaqja provokative e Jeton Nezirajt, “55 shades of gay” nis rrugëtimin edhe në Nju Jork. Për 9 mbrëmje në teatrin eksperimental të Off Broadway, kjo “55 shades of gay” do t’i bëjë jehonë abuzimit të madh që politikanë dhe organizata në të gjithë Evropën bëjnë me fondet që shpërndahen për politikat e grupeve LGBT. A është i mundur një çlirim seksual në Ballkan? Kjo është pyetja që ngre kjo shfaqje që në thelb, nuk vjen e interpretuar vetëm nga 5 aktorë me emër të skenës teatrale në Kosovë, por edhe në bashkëpunim me muzikën e një artisteje serbe. Drama në anglisht është përkthyer nga Alexandra Channer dhe këto 9 mbrëmje në Off Broadway të Nju Jork-ut, do ta përcjellin këtë realitet ballkanas në dy gjuhë.‘ “55 shades of gay” që sezonin e shkuar ka rrugëtuar edhe në Tiranë, është botuar vetëm pak kohë më parë edhe në Amerikë, nga shtëpia botuese Laertes Press. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos