Dash Sula: Në 2029 PD do të humbë sërish, do të shkrihet

Nga A2 CNN
27 Tetor 2026, 22:52 | Politikë

Kryeinspektori Dash Sula deklaroi se Partia Demokratike jo vetëm që do të humbasë sërish zgjedhjet në vitin 2029, por edhe do të shkrihet si parti.

“Partia Demokratike, fatkeqësisht, është e dënuar. Si një i dënuar me 10 vjet heqje lirie, pa të drejtë lirimi me kusht. 2019-2029 është dënimi dhe do më kujtosh. Edhe në 2029 ka për të humbur Partia Demokratike”, tha Sula në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Do të shkrihen. Fatkeqësi është, por do të shkrihen. Do më kujtoni”, shtoi Sula.

Dorian Teliti, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, iu përgjigj: “Miku im Dashi, duhet të kuptosh diçka dhe duhet ta kuptojë edhe kryeministri Edi Rama, që nuk është mirë të flasësh as për kolegët, as për ish-kolegët. Se po të lexoj mesazhet që më kanë ardhur për atë që kryeministri ka thënë për ty, nuk mbaron emisioni deri nesër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos