
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kërkoi nga SPAK që të vijojë luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.
Para Komisionit të Ligjeve, Gjonaj i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që të mos lërë në harresë gjyqtarët apo prokurorët e larguar nga vetingu.
“SPAK ka pasur rezultate shumë të mira për sa i përket korrupsionit në nivele të larta, si dhe për sekuestrimin e pasurive të ish-funksionarëve të lartë të drejtësisë, por kjo duhet të vijojë. Duhet të qartësohen për të mos lënë hapësirë të të gjithave veprave të korrupsionit që kalojnë në kompetencë të Prokurorisë së Përgjithshme. SPAK duhet të vijojë hetimin e të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë vendosur pasuri për shkak të korrupsionit”, tha Gjonaj. (A2 Televizion)