Videot e gjyqtares, Gjonaj: Kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 13:27 | Aktualitet

Për videot e gjyqtares së Elbasanit reagoi edhe Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në një postim në Twitter ajo shkruan se që prej vitit 2019, i ka kërkuar KLGJ verifikimin e gjyqtares dhe marrjen e masave pas lirimit të një subjekti kriminal.

Më tej ministrja Gjonaj thotë se “Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda! Reforma nuk do ndalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!”, përfundon postimin ministrja e Drejtësisë, Gjonaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos