68 trupa të pajetë në vendin e ngjarjes, gjendet kutia e zezë e avionit që u rrëzua në Nepal

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 09:25 | Bota
68 trupa të pajetë në vendin e ngjarjes, gjendet kutia e

Kutia e zezë dhe regjistruesi i zërit në kabinën e pilotit janë gjetur në vendin ku u përplas avioni të dielën në Nepal. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i aeroportit Kathmandu.

Aeroplani ATR 72, që operohej nga Yeti Airlines kishte në bord 72 persona në momentin e përplasjes. Deri më tani janë gjetur 68 trupa dhe autoritetet kanë deklaruar se nuk ka më shpresë që të gjenden të mbijetuar.

Pamjet e publikuara në mediat vendase tregojnë tym të zi të dendur që dilte nga vendi i rrëzimit ndërsa ekipet e shpëtimit dhe njerëzit u mblodhën rreth rrënojave të avionit.

Të dhënat në regjistruesit mund të ndihmojnë hetuesit të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit.

Nepali e ka shpallur të hënën ditë zie dhe ka ngritur një panel për të hetuar tragjedinë dhe për të marrë masa për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos