7 mësues me koronavirus, mbyllet shkolla në Korçë

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 19:43 | Aktualitet
7 mësues me koronavirus, mbyllet shkolla në Korçë

Pas mbylljes së një shkolle në Kavajë për shkak të rasteve me Covid në mesin e stafit pedagogjik, një tjetër institucion arsimor në Korçë është mbyllur për të njëjtën arsye.

Mësohet se 7 mësues kanë rezultuar të infektuar me virusin vdekjeprurës në shkollën “Sotir Gurra” të qytetit të Korçës dhe për këtë arsye nesër nuk do të zhvillohet mësim pasi do të kryhet dezinfektimi i të gjitha ambienteve.

Pas rasteve pozitive, testit të tamponit i janë nënshtruar dhe anëtarët e tjerë të stafit të kësaj shkolle dhe përgjigjja e tyre pritet të dalë në ditët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos