Vazhdimi i arsimit, Kushi: Po organizojmë platformën akademi.al për çdo rast

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 17:24 | Aktualitet
Vazhdimi i arsimit, Kushi: Po organizojmë platformën akademi.al

Në situatën aktuale të përhapjes së koronavirusit në vend nuk flitet për mbyllje të shkollave. Në seancën e parë dëgjimore nga Komisioni i Edukimit, ministrja e Arsimit Evis Kushi foli për platformën online e cila mund të përdoret në çdo situatë që do na detyrojë pandemia. 

Nuk munguan debatet për testimet masive që duhet të kryhen ndaj nxënësve dhe mësuesve. Por ministrja Kushi tha se vendimi është i Komitetit të Ekspertëve.

Aktualisht në Shqipëri 120 mësues dhe 60 nxënës janë të karantinuar dhe ndjekin procesin mësimor në mënyrë online. Ndërkohë të të gjithë prindërit përmes mesazheve nga shkollat ka mbërritur njoftimi për regjistrimin e fëmijëve në platformën online Akademia.al si mundësi për të ndjekur proçesin në rast mbyllje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos