
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i dënuar dyshohet se ka goditur me grushte një punonjës të policisë së burgjeve.
Ngjarja ka ndodhur gjatë turnit të tretë. Sipas burimeve, efektivi i policisë së burgjeve A.B. ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore, shkruan A2.
Deri më tani, Drejtoria e Burgjeve nuk ka raportuar zyrtarisht për incidentin.
Ndërkohë, sipas burimeve, i dënuari D.Y. është duke vuajtur një dënim prej 25 vitesh burgim. (A2 Televizion)