Jemi në mes të verës dhe do të ishte mirë të hanim shëndetshëm për të luftuar sa më me efikasitet temperaturat e larta.
Ka shumë këshilla mbi ushqime të ndryshme, shumë prej tyre të panjohura, që duhen marrë parasysh. Por, edhe më të rëndësishme janë ato këshilla që na tregojnë se çfarë nuk duhet të konsumojmë.
Zakonisht, një drekë ose darkë e mirë shoqërohet me ënjtje barku nëse e kemi tepruar. Me kalimin e viteve, këto probleme gastrike bëhen më të theksuara. Por, sipas Universitetit prestigjioz të Harvardit, problemet mund të shmangen duke eliminuar 7 ushqime nga dieta jonë.
Doktoresha Jacqueline Wolf ka treguar ushqimet që nuk duhen konsumuar nëse nuk duam fryrje barku. Në fotogalerinë e mësipërme do ju tregojmë cilët janë ato. (A2 Televizion)
Ëmbëlsirat - Zorrët e kanë të vështirë të thithin ushqimet që janë shumë të ëmbla.Frutat me fruktozë të lartë - Të shmangen mollët, shalqini, rrushi, pjeshka dhe kumbullat. Në vend të tyre të konsumohen manaferra, boronica, ananas ose mandarinë.Perimet me fruktane dhe galaktane - Këto karbohidrate komplekse, të pranishme në shpargujt, angjinaret, presh, kunguj të njomë, qepë ose panxhar, mund të zëvendësohen me karota, patëllxhanë, avokado ose bishtaja.Qumështi dhe produktet e tij - Pothuajse 70% e popullsisë e tret laktozën keq, kjo është arsyeja pse Wolf rekomandon futjen në dietë të kosit të paëmbëlsuar.Bishtajoret - Ato përmbajnë rafinozë, një lloj sheqeri që është i vështirë për t'u shpërbërë nga trupi i njeriut, kështu që studimi thotë t’i zëvendësoni me sojë.Drithërat - Nëse ushqimi përmban gluten, tretja ka gjasa të jetë e vështirë. Mjekja rekomandon shmangien e grurit, elbit dhe thekrës dhe zëvendësimin e tyre me oriz, quinoa dhe tërshërë.Ushqimet e fermentuara – Kimchi dhe lakra turshi rekomandohen në vend të tyre.