75 vite pas krimeve makabre të regjimit nazist, të mbijetuarit e Holokaustit u rikthyen për homazhe në kampin e përqendrimit në Aushvic. Me një gjendje emocionale tepër të rënduar, ata vendosën kurora me lule në monumentin e quajtur “muri i vdekjes”.
E mbijetuara Jadwiga Wakulska, e lindur në kampin famëkeq të Aushvicit vetëm disa muaj para lirimit nga ushtria Sovjetike në Luftën e Dytë Botërore, tregon momentet e tmerrit të përjetuara nga e ëma. “Mamaja ime po më mbante në krahë kur isha vetëm 4 muajshe, ndërsa qëndronte në radhë për te dhomat e gazit ku vrisnin të burgosurit. Ne po afroheshim gjithnjë e më shumë te dhomat e gazit dhe një gjerman më pa. Tërhoqa vëmendjen e tij pasi isha bionde me sy blu dhe na mori veçmas dhe na tha se do të mbijetonim”.
Grupi i të mbijetuarve kryesohej nga presidenti polak, Andrzej Duda, i cili është një ngatë paktët që i shpëtuan makabritetit të regjimit mizor të Adolf Hitlerit.
Edhe liderët botërorë kanë shprehur homazhet e tyre për viktimat e Holokasustit, në 75-vjetorine çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvic. Madje për herë të parë, Kryeministri holandez kërkoi falje zyrtarisht për rolin e shtetit të tij në Luftën e Dytë Botërore. “Pranë të mbijetuarve të fundit mes nesh, kërkoj falje në emër të qeverisë për veprimet e autoriteteve të asaj periudhe”, tha Mark Ruute.
Në kampin e vdekjes u dërguan 1,3 milionë persona, prej të cilëve 1,1 milionë mbetën të vrarë. Shumica dërrmuese ishin hebrenj, të cilët vdiqën në dhomat e gazit ose duke i privuar nga ushqimi. (A2 Televizion)