
Përpjekja e Mateo Salvinit në opozitë, për spostimin e qeverisë së majtë mori një goditje të rëndë të hënën. Partia e ekstremit të djathtë e drejtuar prej tij, Lega, humbi zgjedhjet e konsideruar si tepër të rëndësishme në veri të vendit.
Kandidati i partisë së qendrës së majtë prin me mbi 51 përqind të votave në Emilia Romanja, kundrejt 43 përqind që siguroi sfiduesja e Lega-s së Salvinit.
Zgjedhjet shiheshin si një test për qeverinë e koalicionit, qe u krijua mes Lëvizjes së “5 Yjeve” dhe Partisë Demokratike, pasi Salvini tërhoqi partinë e tij në atë që u pa si një gafë taktike.
Salvini shpresoi për një fitore me shumë se simbolike në rajonin verior, i cili ka qenë bastion i së majtës që prej kohës së pas luftës.
Megjithatë, ai dhe aleatët mund t’i gëzohen rezultatit në Kalabri, ku kandidatja e Forza Italia, e mbështetur nga Lega, triumfoi me 55 përqind të votave. E megjithatë, sytë ishin tek Emilia Romanja, e cila befasoi me nivelin e lartë të pjesëmarrjes prej 67.7 përqind. (A2 Televizion)