
Një avion i ushtrisë afgane u rrëzua në një zonë të kontrolluar nga talebanët në Afganistan.
Avioni i ushtrisë u rrëzua në një zonë malore në distriktin Deh Yak, në lindje të provincës Ghazni, ndërsa ishte nisur nga Kabuli.
Ende nuk dihet për fatin e personave që udhëtonin në avion për shkak se zona kontrollohet nga militantët talebanë, të cilët nuk lejojnë futjen e autoriteteve.
Më herët u raportua se avioni i rrëzuar i përkiste kompanisë ajrore “Ariane”, e cila e mohoi lajmin duke thënë se fluturimi i saj me 83 pasagjerë në bord ka mbërritur në destinacion. (A2 Televizion)