
Për herë të parë nga krijimi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të njohur si SPAK, drejtuesi i saj, Arben Kraja, raportoi para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ndryshe nga përplasjet e një ditë me parë me kryeprokurorin që kërkonte më shumë kompetenca, Këshilli shfaqi dukshëm një frymë më pozitive ndaj kreut të SPAK.
Ekspozimi i punës së SPAK nuk u bë vetëm përmes shifrave. Problemi kryesor i nënvizuar prej tij ishte mosplotësimi i trupës 20 prokurorëshe të SPAK, që aktualisht ka vetëm 13 të tillë. (A2 Televizion)