
Janë me qindra persona të vrarë gjatë komunizmit, të cilëve nuk iu dihet akoma varri dhe familjarët për vite me radhë kanë kaluar një kalvar dhimbjesh dhe përpjekjesh për gjetjen e eshtrave të tyre.
Pikërisht mbi këtë temë në muzën e Shkodrës u mbajt një konferencë mbi adresimin e çështjeve të personave të zhdukur gjatë periudhës komuniste.
Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi u shpreh se është e disponueshme për të vendosur në dispozicion të gjithë strukturat për gjetjen e eshtrave për ruajtjen e kujtesës historike.
Nga ana e tij ambasadori i prezencës së OSBE në Shqipëri dha mbështetje për këtë proces. Në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të klerit, zyrtarë lokalë dhe shumë familjarë të interesuar për të gjetur eshtrat e të afërmve të tyre. (A2 Televizion)