
Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë pjesën më të madhe të Shqipërisë gjatë ditës së sotme, ndërsa vranësirat bëhen më të dukshme rreth mesditës në veri dhe zonat lindore, ku krijohet mundësia për ndonjë shi të dobët dhe të izoluar.
Mbrëmja dhe orët e natës fuqizojnë vranësirat në të gjithë vendin. Temperaturat e mëngjesit mbeten relativisht të ulëta duke variuar nga 7 në 14 gradë, ndërsa një rritje të lehtë, diell mesdita kur priten vlera nga 22 ne zonat malore deri ne 26-27 gradë në zonat e ulëta.
Era vijon e lehtë dhe rrallë herë mesatare në tokë dhe det gjatë paradites dhe mbrëmjes nga drejtimi verior, por sërish mesdita sjell fuqizim afatshkurtër të erës, deri në të fortë duke ruajtur drejtimin verior dhe dallgëzimin mbi 3 ballë në brigjet e Jonit. (A2 Televizion)