79-vjeçari ekzekuton bashkëshorten 21-vjeçare në mes të restorantit

Nga A2 CNN
25 Qershor 2022, 11:20 | Bota

Një këngëtare meksikane u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj në një restorant në Mexico City ditën e premte. Yrma Lydia, 21, e cila sapo kishte nisur karrierën në muzikë, u qëllua me armë në restorantin Suntory Del Valle në jug të qytetit, nga bashkëshorti i saj 79-vjeçari, Jesús Hernández Alcocer.

“Një burrë qëlloi tre herë me armë gruan e tij, ai u vu në pranga së bashku me një grua tjetër që e shoqëronte atë”, tha Omar García Harfuch, Sekretari i Sigurisë për Mexico City.

Klientët në restorant kanë dëshmuar se fillimisht ka pasur një debat mes palëve, ndërsa më pas autori ka qëlluar 3 herë. Mediat shkruajnë se Alcocer u përpoq të korruptonte policinë për ta lënë të arratisej.

Dhuna ndaj grave është rritur ndjeshëm së fundmi në Meksikë, ku çdo ditë vriten mesatarisht 10 gra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos