
Autoritetet lanë të lirë çiftin e izraelitëve Mordechai e Natalie Okhnin, të cilët u arrestuan 8 ditë më parë, ndërsa fotografonin pallatin e presidentit Erdogan në Stamboll.
Burrë e grua nga Izraeli u arrestuan nga forcat e sigurisë dhe u vunë nën akuzë për “spiunazh politik dhe ushtarak”.
Të dy tashmë ndodhen në Tel Aviv pasi u shoqëruan me një fluturim privat të organizuar nga qeveria.
Krerët e shtetit izraelit falënderuan presidentin Erdogan dhe qeverinë që liruan çiftin, duke siguruar edhe njëherë se ata nuk kanë qenë me mision në Turqi, por thjesht për turizëm. (A2 Televizion)