Turistët në Australi mbetën të mahnitur ndërsa miliona gaforre të kuqe nisën migrimin e tyre vjetor drejt oqeanit për t'u shumuar në ishullin piktoresk të Krishtlindjeve dhe pushtuan rrugët, duke i bllokuar për orë të tëra
Sipas ekspertëve rreth 50 milionë gaforre të kuqe do të bëjnë udhëtimin e tyre të përvitshëm nga xhungla në bregun e Parkut Kombëtar, në veriperëndimin e largët të Australisë Perëndimore.
Vendasit dhe udhëtarët kanë nxituar për të parë nga afër atë konsiderohet si një nga migrimet më të mëdha të kafshëve në planet.
Në foto shihen krustacet duke u grumbulluar nëpër rrugë, ura, shkëmbinj dhe përrenj për të arritur në destinacionin e tyre në kohë për t'u shumuar. (A2 Televizion)