Irani dominoi grupin e tij kualifikues dhe tashmë është i sigurt se do të jetë vitin e ardhshëm në Botërorin e Katarit. Por në Lindjen e Mesme, çështjet sportive janë gjithmonë dytësorë ndaj armiqësive dhe skepticizmit midis vendeve fqinje në atë rajon.
Kjo bën që edhe një transfertë rutinë e kombëtares iraniane në Liban të shndërrohet në një çështje politike, dhe kjo për shkak të bagazheve të tyre.
Gjithçka filloi nga disa foto të shpërndara në rrjetet sociale, ku shihen futbollistët iranianë që dalin nga aeroporti me valixhet e tyre.
Valixhet e shumta që kombëtarja iraniane solli në Bejrut për ndeshjen kualifikuese të Botërorit shkaktuan pothuajse një incident diplomatikNë rrjetet sociale libaneze dyshohej se në mes të fanellave, çorapeve dhe ushqimit mund të gjendeshin para, madje edhe armë, për organizatën Hezbollah Kjo ide deri u përhap aq shumë sa detyroi ministrin e Brendshëm libanez Bassam Mawlawi për të urdhëruar drejtuesit e sigurisë së aeroportit të Bejrutit të fillojnë një hetim Hezbollah, që kontrollon pjesë të vendit, ka marrëdhënie historikisht të forta me Teheranin Një situatë e sikletshme por që nuk pengoi iranianët të fitonin me Libanin me rezultat 1-2, tashmë të kualifikuar për në Katar Episodi tregon edhe një herë tensionin në rritje në Bejrut, veçanërisht mes Hezbollah dhe partive të tjera politike Tensioni ka marr një hov dramatik për vendin nga shpërthimi i ndodhur në portin e kryeqytetit në gushtin e vitit 2020, që shkaktoi 214 të vdekur
Çdo lojtarë kishte mesatarisht tre të tilla, dhe kjo shkaktoi në rrjet hipoteza të shumta, ku më së shumti nga ana libaneze dyshohej se në mes të fanellave, çorapeve dhe ushqimit mund të gjendeshin para, madje edhe armë, për organizatën Hezbollah, që me Teheranin ka marrëdhënie historikisht të forta.
Kjo ide deri diku absurde u përhap aq shumë sa detyroi ministrin e Brendshëm libanez Bassam Mawlawi për të urdhëruar drejtuesit e sigurisë së aeroportit të Bejrutit të fillojnë një hetim të mirëfilltë.
Një situatë e sikletshme por që nuk pengoi iranianët të fitonin me Libanin me rezultat 1-2, por që tregon edhe një herë tensionin në rritje në Bejrut, veçanërisht mes Hezbollah dhe partive të tjera politike, që ka marr një hov dramatik për vendin nga shpërthimi i jashtëzakonshëm i ndodhur në portin e kryeqytetit në gushtin e vitit 2020, që shkaktoi 214 të vdekur dhe mbart ende shumë pikëpyetje. (A2 Televizion)