
Një 18-vjeçar, Muhammed Cafer u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese në Adiyaman të Turqisë, 8 ditë pas tërmetit. Pavarësisht mrekullive që e mbajnë shpresën gjallë, operacionet e kërkim-shpëtimit po shkojnë drejt përfundimit, ndërsa temperaturat e acarta reduktojnë edhe më shumë shanset për mbijetesë. Disa grupe vullnetarësh polakë, njoftuan se do të largohen të mërkurën. (A2 Televizion)