8 janari, PD: Për fat të mirë nuk u derdh gjak, Berisha dhe mercenarët e tij dështuan me turp

Nga A2 CNN
13 Janar 2022, 10:12 | Politikë
8 janari, PD: Për fat të mirë nuk u derdh gjak, Berisha dhe

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, PD-ja ka reaguar edhe njëherë tjetër për protestën e 8 janarit në seli.

“Berisha dhe banda e tij dështuan me turp, sepse demokratët i braktisën. Mbi rrënojat e dhunës së tij, PD-ja po ngrihet çliruar nga mankthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për t'u ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë”.

Më tej në postim, theksohet se dhuna u frymëzua nga Sali Berisha. “Për fat të mirë, më 8 janar nuk u derdh gjak, ashtu siç dëshironte dhe kishte planifikuar Berisha me një grusht kriminelësh. Ai personalisht e ndolli dhe frymëzoi vetë dhunën për javë me radhë, që kur deklaroi se PD-ja nuk meritonte të ekzistojë nëse nuk e mbronte atë pas shpalljes non grata për korrupsion. Por Berisha dhe banda që ai mblodhi dhe përzgjodhi me kujdes, dështuan me turp sepse demokratët i braktisën. Ai nuk mban më dot peng as PD-në dhe as Shqipërinë. Mbi rrënojat e dhunës së tij, PD-ja po ngrihet çliruar nga mankthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për t'u ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/12/nis-ndreqja-e-selise-se-pd-basha-ringrihemi-si-shpresa-e-vetme-e-shqiptareve-per-ndryshim/
https://a2news.com/2022/01/12/kriza-ne-pd-boci-kutia-e-votimit-eshte-zgjidhja/
https://a2news.com/2022/01/13/dhuna-ne-seline-e-pd-berisha-shkon-sot-ne-prokurori/

A2 CNN Livestream

Latest Videos