“8 janari vija e kuqe”, Basha: I kërkova Berishës t’i thërriste mendjes

Nga A2 CNN
16 Janar 2022, 13:12 | Politikë
“8 janari vija e kuqe”, Basha: I kërkova Berishës

Lulzim Basha deklaroi se 8 janari ishte vija e kuqe që Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kaluan me sulmin ndaj godinës së Partisë Demokratike.

Ai shtoi se i bëri thirrje paraardhësit të tij që t’i thërriste mendjes dhe të mos vendoste interesat e tij mbi ato të demokratëve.

“Ky është takimi i parë pas ngjarjes traumatike të 8 janarit. Me praninë tuaj, me zërin që ushton e sytë plotë shpresë nga e ardhmja, duke lënë pas hijet e të shkuarës. Nga Fieri oshëtin mesazhi që zgjedhim të ardhmen për familjen tonë që i dha shpresë vendit tonë në ditët e diktaturës.

I kërkova paraardhësit t’i thërriste mendve të kokës dhe të mos vendoste interesat e veta mbi interesat e demokratëve. Më 8 janar në kundërshtim me thirrjet tona u kalua një vijë e kuqe që na ndan dhe që duhet të na ndajë një herë e përgjithmonë. 

Dhuna nuk është mjet i demokratëve. Me dhunë as nuk shantazhohen dhe as nuk detyrohen demokratët dhe as institucionet e demokratëve. As kryetari, as këshilli, as vetë degët. Nuk i përgjigjet dhunës asnjë demokrat. Përgjigja jonë ndaj dhunës së qeverisë ka qenë dhe do të jetë e fuqishme, por brenda shtëpisë sonë, askush s’mund t’i vendoset tjetrit", u shpreh Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos